Këngëtarja i prish darkën familjare Alban Skënderajt

Gazetarja dhe këngëtarja e njohur Genta Hodo ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Mes Yjesh”. Ajo ka treguar gjënë më të çmendur që ka bërë për të realizuar një intervistë me një personazh të famshëm

Genta rrëfeu se verës së shkuar donte t’i bënte një intervistë këngëtarit të njohur Alban Skënderaj. Ajo i ka ndërprerë darkën me të atin por fatmirësisht Albani është treguar shumë i sjellshëm.

“Gjatë verës në jug, marr vesh që ishte Alban Skënderaj që do të këndonte live atë natë në jug. Gjej numrin e menaxherit, por ai nuk po më përgjigjej. Më pas marr vesh që Albani po hante darkë diku. Shkoj atje dhe ishte me të atin, vëllain dhe i ndërpreva darkën.

Shkoj e përshëndes, dhe i tregua tejmase i sjellshëm se të isha unë dhe të më prishnin darkën…dhe unë ja prisha darkën. Mbaroi shpejt e shpejt dhe erdhi më pas, e realizuam”, tha gazetarja.

SHPËRNDAJE