Këputet kablloja elektrike, mbytë 11 dele e 3 qenë

Kablloja elektrike e cila u këput nga shtylla në fshatin Remnik të Vitisë ka mbytur 11 dele e 3 qenë.

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e zyrës për informim në Gjilan.

Mirëpo edhe vlera e dëmeve thuhet të jetë e konsiderueshme, ndërsa rasti më tutje i referohet edhe njësisë së hetimeve.

“Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë nga Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës me banim në fshatin Remnik Komuna Viti, se një kabllo elektrike është këputur nga shtylla dhe ka rënë mbi dele, gjer sa ishin në kullos në një ambient ë hapur, me ç’rast i ka mbyt njëmbëdhjetë (11) krerë dele dhe tre (3) qen. Sipas ankuesit vlera e tyre është e konsiderueshme. Rasti i referohet njësisë së hetimeve”, thuhet në komunikatën e dërguar medieve.

SHPËRNDAJE