Kërkohet drejtësi për vdekjen e dyshimtë të Antigona Morinës

Para Gjykatës Themelore të Rahovecit është mbajtur protestë ku është kërkuar drejtësi për rastin e së ndjerës Antigona Morina. Aty u kërkua nga organet e drejtësisë që rastin ta kthejnë në rigjykim dhe ish-bashkëshorti i Antigonës Hilmi Zenaj të marrë dënimin e merituar.

Familjarët e Antigonës thonë se nuk do të ndalen sepse e konsiderojnë fajtor ish-dhëndrin për vdekjen e nënës së tyre.

“Do të protestojmë, s’do të ndalemi”, tha Bislim Morina, babai i së ndjerës. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje )

Vëllai i Antigonës, Agroni, kujton fjalët e mjekut të Institutit të Mjekësisë Ligjore i cili bashkë edhe me ekspertë të tjerë kishin kryer autopsinë e së ndjerës.

Antigona Morina vdiq gjashtë vjet më parë tre ditë pasi u martua për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme e burri i saj ishte akuzuar për mos ofrim të ndihmës mjekësore dhe më pas ishte liruar nga akuzat.

SHPËRNDAJE