Kësaj radhe Kadri Veseli nuk ia ndalë fjalën Frashër Krasniqit, ja çfarë bëri ai

Frashër Krasniqi, deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, që kanë dalë nga Vetëvendosje, ka vazhduar fjalën që para disa ditësh i ishte ndalur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Frashër Krasniqi sërish ka akuzuar deputetët e LDK-së dhe të PDK-së se i kanë quajtur terroristë katër aktivistët e akuzuar për gjuajtjen e Kuvendit me zollë.

“Na kanë quajtur në këtë foltore për terrorizëm”, ka thënë Krasniqi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Kur gjykata të vendosën të na dënojnë pa asnjë fakt, deputetët nuk folën më. Sepse gjykatat ua kishin kryer punën”, ka vazhduar ai.

Kur gjykata e apelit vendosi me na liru, atëherë Kadri veseli vendosi të na ndalë fjalën

Tutje, ai i ka thënë Veselit se po sillet sikur të ishte shef i Kuvendit, pasi ia kishte ndalur fjalën ditë më parë në një nga seancat.

SHPËRNDAJE