Këshilli i Veriut po e shqyrton me urgjencë futjen në grevë urie në rast se qeveria Hoti s’i kthen mjetet për ndërtim në veri!

Banorët shqiptarë të lagjeve në Veri të Mitrovicës po ankohen që nuk po kanë përkrahje nga shteti. Të njëjtit ende nuk po ndihmohen për ndërtimin e shtëpive të tyre. E qeveria Hoti, tashmë ka larguar nga projektligji për buxhet 500 mijë euro që ishin menduar për ndërtimin e shtëpive në Veri. Por, derisa për shqiptarët s’po bëhet asgjë në këto anë Qeveria e Serbisë po ndihmon komunitetin e tyre.

Gazeta Online Veriu.info mëson se Kvshilli i Veriut nga takimi i sontëm po shqyrton mundësinë që të futen në grevë urie në rast se qeveria Hoti nuk i rikthen në projektbuxhet 500 mijë eurot e parapra për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të vendit.

Këto shtëpi tash e sa vite kanë mbetur në gjysmë.

Banorët e Mitrovicës Veriore asnjëherë nuk mundën t’i vendosnin nën kulm këto mure.

E vetëm pak metra më larg, në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore janë shtëpitë e shqiptarëve të ndërtuar nga komuna e qeveria e atëhershme.

Para dhjetë viteve në vendlindje të tij  ishte kthyer edhe Hafiz Mehmeti.

Me ndihmën e qeverisë e komunës atij e familjes i është ndërtuar shtëpia.

Prej jugut ai ishte kthyer në veri në truallin ku kishte shtëpinë para luftës.

Por që nga ajo kohë nuk është bërë shumë për banorët këtu.

Kësisoj ato ndihen të braktisur nga shteti.

Sipas tyre, banorët shqiptar në këtë anë po i shesin pronat e tyre e po kalojnë të jetojnë në Jug.

E para për ndërtim në veri nuk shihen në projektligjin për buxhetin i cili u votua në lexim të parë të hënën.

Qeveria Hoti i ka larguar 500 mijë euro investime që ishin paraparë për investime në ndërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës.

Hoti thotë që kjo çështje do të ngritet në komisionin për buxhet të martën.

Televizioni ka pyetur për këtë çështje qeverinë Hoti e ministrinë e financave por nuk ka marrë përgjigje.

E investime në lagjet e veriut po shihen nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Banorët prapa kamerave i kanë thënë televizionit se kohën e fundit gati në çdo lagje po ka ndërtime të banesave për serbët që jetojnë këtu.

SHPËRNDAJE