Këshilltari i Veselit tallet me Rrahim Pacollin pas humbjes së Kosovës ndaj Anglisë

Blerim Latifi, profesori universitar dhe këshilltari i kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, është tallur me Rrahim Pacollin pas humbjes së Kosovës ndaj Anglisë.


Latifi ka postuar një status në Facebook duke shkruar se shpresa nuk duhet humbur, derisa nuk flet Rrahim Pacolli.

Kujtojmë se Pacolli i pati huqur me të madhe pas humbjes së Kosovës ndaj Çekisë, ku ky i fundit pati postuar në Facebook se Kosova ka tani edhe një shpresë, e ajo është fitorja ndaj Anglisë.

Pacolli nuk e kishte ditur se me humbjen ndaj Çekisë, Kosova edhe pse do ta fitonte ndeshjen me Anglinë nuk do mund të kualifikohej për në ‘Euro 2020’ përmes grupeve, pro duhet të pres përmes Ligës së Kombeve./gazetametro.net

SHPËRNDAJE