Këshilltarja e Haradinajt që fsheh bizneset e saja në Londër: Mbi 19 mijë euro shpenzoi në hotele e udhëtime

Qeveria Haradinaj apo ndryshe Qeveria e luksit dhe sefas, ka pasur numrin më të madh të këshilltarëve ndonjëherë, 41 prej tyre këshilluan Ramush Haradinajn, e ku këto këshilla i kushtuan buxhetit të shtetit me shumën 966.307.34 euro.

Mëditje, akomodime në hotele, udhëtime të shtrenjta me avionë, darka e birra të shtrenjta paguan këta 41 këshilltarë të Ramush Haradinajt me para të taksapaguesve kosovarë.

E njëra nga këshilltarët e Haradinajt, që flet shumë herë në emër të tij, Meliza Haradinaj ka shpenzuar mbi 19 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Vetëm në akomodime të hotelit Meliza Haradinaj ka shpenzuar mbi 5 mijë euro, në mëditje ajo ka fituar mbi 4 mijë euro, kurse vetëm për udhëtime ka shpenzuar mbi 9 mijë euro.

Kujtomë se në muajin dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore Meliza Haradinaj – Stubllën, këshilltaren politike të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj për raportim të rremë të pasurisë.

Gjykata e ka dënuar Haradinaj – Stubllën me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën verifikuese prej 1 viti, nuk kryen vepër tjetër penale, si dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro, të cilin do ta paguajë brenda afatit prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Haradinaj nuk kishte deklaruar të ardhura si pronare e kompanisë “IN MIDDLE LTD”, me zyre në “108 Woolmead Avenue” në Londër.

SHPËRNDAJE