Kështu do të bëhet ndarja e mjeteve për ata persona që kanë mbetur pa punë!

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve Agim Krasniqi, ka sqaruar mënyrën e ndarjes së mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës përmes pakos emergjente.

Krasniqi, ka thënë se mjetet financiare do të transferohen direkt në llogaritë e punëtorëve, duke iu shmangur keqpërdorimeve të mundshme nga kompanitë.

“Forma e ndarjes se ketyre mjeteve per kompanite qe kane nderpre aktivitetin e punes apo i kane lene pa pune punetoret, behet duke e dorezuar listen e punetoreve nga kompania qe kane punu perfshi edhe llogarite e tyre bankare ne menyre qe parate te tranaferohen direkt tek puntoret dhe jo te kompanite.

Po ashtu punetoret munden qe edhe ne menyre individuale qe te lajmerohen ne ent te punesimit dhe te dorezojne kontraten e punes dhe ate te nderprerjes si dhe llogarine e bankes, ne menyre qe te shmangen keqperdorimet me mjetet financiare”, ka thënë Krasniqi.

SHPËRNDAJE