Këta janë 4 anëtarët e Bordit të Ujësjellësit “Mitrovica” që i emëroi sot Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas mbledhjes së 39 të Qeverisë ka publikuar të gjtha vendimet që janë marrë sot, shkruan Gazeta online Veriu.info

Kurti bëri të ditur edhe emrat e drejtorëve të rinj të bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.

Sipas tij këta emra përbëjnë bordin e përkohshëm: Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,

Nora Ibishaga, drejtore,

Bislim Fetahaj, drejtor, dhe

Edin Hajdarpasic, drejtor.

Postimi i plotë nga Albin Kurti:

Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:

U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje:

– z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,

– znj. Nora Ibishaga, drejtore,

– z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe

– z. Edin Hajdarpasic, drejtor.

Me qëllim të zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, u aprovua propozim-vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që t’i ndahen 12 milionë euro Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

U aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Vazhdojmë…

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE