Këta janë 5 futbollistët më të paguar në Kosovë (Foto)

FC Prishtina e ka zyrtarizuar të martën rikthimin në ekip pas 4 vitesh të Mentor Mazrekajt. Mesfushori që ishte rritur si futbollist në klubin kryeqytetas ishte transferuar te Partizani i Tiranës në vitin 2013.

Me kontratën e re me Prishtinën, Mazrekaj hyn në mesin e 5 futbollistëve me pagën më të lartë në futbollin e Kosovës, ka shkruar në Facebook gazetari i sportit Arlind Sadiku, përcjellë Gazeta Metro.

Sipas tij, paga vjetore e secilit prej këtyre 5 futbollistëve është së paku 20 mijë euro. /gazetametro/

1.Mentor Mazrekaj – FC Prishtina

2. Mentor Zhdrella – KF Llapi

3.Armend Dallku – FC Prishtina

4.Behar Maliqi – KF Ferronikeli

5.Ardian Limani – KF Drita

SHPËRNDAJE