Këta janë dy deputet e NISMA-së të cilët e meritojnë të hyjnë në Kuvend sipas Milaim Zekës

Kryetari i Partisë EuroAtlantike, Milaim Zeka ka shprehur keqardhje nëse nuk hynë kuvend Zafir Berisha dhe Haxhi Shala të NISMA-së.

“Nese ndodhe kjo, dhe nuk e kam fjalen vetem per Nismen, me vjen keq pe dy ish kolege te mi qe nuk do jene pjese e kesaj legjislature. Ata jane: Zafir Berisha dhe Haxhi Shala”, ka shkruar Zeka.

Zeka në një status në profilin e tij në facebook, ka thënë se nuk ka takuar njerëz me të drejtë dhe më me përvojë se ata dy.

“Rralle ka takuar njeri ma te drejte dhe me te guximshem se sa Zafen. Haxhia gjithashtu ka qene njeri nga deputetete me te balansuar dhe me me pervoje. E kam pase mesues per shume gjera ne Kuvend”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE