Këta janë dy personat që humbën jetën në aksidentin me kamionin e Bechtel-Enkas (FOTO)

Sot në mëngjes, në fshatin Krushë e Vogël kanë humbur jetën dy të rinjë në një aksident komunikacioni.

Sipas policisë, dyshohet se një kamion i “Bechtel-Enkas gjatë kyçjes në rrugë nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe me këtë rast ka ardhur deri te aksidenti tragjik.

Në bazë të disa postimeve të miqve dhe familjarëve të tyre në Facebook, mësohet se viktimat janë Gazmend Gashi dhe Samir Elshani nga fshati ‘Nagavc’ i Komunës së Rahovecit.

 

SHPËRNDAJE