Këta janë kandidatët për trofeun MVP në NBA

NBA ka komunikuar se cilët janë 3 kandidatët për 6 çmimet që do të jepen në fund të këtij sezoni.

Natyrisht që vëmendja më e madhe është përqendruar te gara për trofeun MVP, aty ku do të duelojnë tri yje të NBA-së.

Bëhet fjalë për fituesin e vjetshëm James Harden (Houston), grekun Giannis Antetokounmpo (Milwaukee) dhe Paul George (Oklahoma).

Fituesi do të shpallet më 24 qershor, gjatë një ceremonie që do të organizohet në Los Anxhelos.

Në atë ceremoni do të përcaktohet edhe trajneri më i mirë i sezonit, ku në garë mes tyre janë Mike Budenholzer (Milwaukee), Mike Malone (Denver), Doc Rivers (Clippers).

Garë e fortë edhe për lojtarin e gjashtë më të mirë, mbrojtësin më të mirë, debutuesin më të mirë si dhe lojtarin më shumë të përmirësuar shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Kandidatët për 6 çmimet që jep NBA

MVP: Giannis Antetokounmpo (Bucks), Paul George (Thunder), James Harden (Rockets)

DEBUTUESI ME I MIRE: DeAndre Ayton (Suns), Luka Doncic (Mavs), Trae Young (Hawks)

MBROJTESI ME I MIRE: Giannis Antetokounmpo (Bucks), Paul George (Thunder), Rudy Gobert (Jazz)

LOJTARI I GJASHTE: Montrezl Harrell (Clippers), Domantas Sabonis (Pacers), Lou Williams (Clippers)

LOJTARI ME SHUME I PERMIRESUAR: De’Aaron Fox (Kings), D’Angelo Russell (Nets), Pascal Siakam (Raptors)

TRAJNERI: Mike Budenholzer (Bucks), Mike Malone (Nuggets), Doc Rivers (Clippers)

SHPËRNDAJE