Këta janë zëvendësministrat e rinj nga PDK-ja (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar zëvendësministrat e rinj nga radhët e PDK-së në Qeverinë e tij.

Agim Çeku, i cili ka mbajtur pozita të larta shtetërore, tani është emëruar vetëm zëvendësministër i FSK-së, të cilën ministri tani e udhëheq Rrustem Berisha i AAK-së.

Ndërkaq, si zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është emëruar Kurtan Kajtazi, derisa në krye të saj është Albena Reshitaj nga AKR-ja.

Mustafa Grainca do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Financave, e udhëhequr nga Bedri Hamza, ndërkaq Izmi Zeka zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën aktualisht e udhëheq Flamur Sefaj. /Express


SHPËRNDAJE