Këto do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore parashihet të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Java tjetër parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu.