Këto janë dëmet që ka shkaktuar lumi ‘Morava’ në Viti (PAMJE)

Vërshimet e pandërprera që kanë ndodhur mbrëmë në Viti kanë sjellur për pasoj dëmtimin e shtratit të lumit “Morava” i cili ka dëmtuar pothuajse tërësisht shëtitoren Viti – Kabash – Binqë.

Komuna e Vitisë po përballet me pasojat e vërshimeve të mbrëmshme që erdhën pas reshjeve të shumta, raporton rajonipress.

Jakup Haxhiu shef i kabinetit të kryetarit Sokol Haliti ka konfirmuar për rajonipress se tashmë nga shirat e mbrëmshme dhe nga dëmtimet e shtratit të lumit “Morava” është shkatërruar pothuajse tërësisht shëtitorja Viti – Kabash – Binqë. (Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵)

“Gjithashtu dëme janë përcjellur edhe mbi varrezat ortodokse serbe dhe ende jemi duke verifikuar dëmet edhe në fshatra dhe në lagje e pjesë tjera të qytetit” tha Haxhiu.
Haxhiu tha se komuna e Vitisë ka futur në veprim tërë mekanizmin e saj dhe ka angazhuar të gjitha ekipet emergjente ku deri vonë mbrëmë në shoqëri me ta ishteedhe vet kreu i komunës Sokol Haliti.

SHPËRNDAJE