Këto janë disa nga thëniet më të famshme nga Kobe Bryant

Ai do të mbetet gjatë në memorien e shumë adhuruesve të tij.

Një prej basketbollistëve më të mëdhenj që ka njohur historia, Kobe Bryant, e ka humbur jetën tragjikisht të dielën (26 janar 2020) në një aksident ajror, së bashku me vajzën e tij dhe shtatë njerëzve tjetër që ishin në helikopter.

Derisa e gjithë botë po flet për këtë ngjarje tragjike dhe trashëgiminë që ka lënë në sport, më poshtë jua sjellim disa prej thënieve të paharruara të legjendës së NBA:

Nëse ke frikë nga dështimi, atëherë me siguri që do të dështosh.

Nuk dua të jem Michael Jordan i ardhshëm, dua të jem Kobe Bryant.

Nëse nuk beson në vetvete, askush tjetër nuk do ta bëjë për ty.

Kur ta kuptosh ndjenjën e dështimit, vendosmëria e ndjek suksesin.

Fitorja ka prioritet mbi të gjitha. Nuk ka zonë paqeje. Nuk ka pothuajse.
Gjithçka negative – presioni, sfidat – të gjitha janë një mundësi për mua që të ngritëm.

Gjëja më e rëndësishme është të përpiqesh t’i frymëzosh njerëzit, në mënyrë që ata të jenë të shkëlqyer në çfarëdo që duan të bëjnë.

Truri im… nuk mund ta përpunojë dështimin.

Nuk do ta përpunojë dështimin. Sepse nëse do të qëndroja dhe duhej të përballesha me veten dhe t’i thosha vetes: ‘Ti je një dështim’… Mendoj se pothuajse më e keqe se vdekja.

SHPËRNDAJE