Këto janë dy ministritë që po e pegojnë marrëveshjen LDK – VV

Çështja e ministrive si duket po paraqet pjesë problematike për marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, raporton gazeta online veriu.info.

Në parim dy partitë kishin vendosur që ndarja e ministrive të bëhet përmes parimit proporcional, një ministri e zgjedh njëra parti, pastaj tjera e zgjedh një ministri tjetër.

Takimi i sotëm i LDK-së ka ndryshuar situatën ku është propozuar një formulë tjetër që ministritë të ndahen në bllok mes dy partive, rast për të cilin sot gjatë ditës ka raportuar veriu.info.

Veriu.info nga burimet e saj brenda këtyre partive mëson se Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë janë pika kryesore ndarëse mes VV-së dhe LDK-së.

Kujtojmë që tashmë takimi në nivel të liderëve LDK-VV momentalisht nuk po mbahet pasi që dy partitë thanë se do të shkojnë në pauzë.

SHPËRNDAJE