Këto janë plazhet më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri: Vendet që vitizojnë më shumë kosovarët

Bregdeti i Shqipërisë ka hyrë gjithmonë në ato rajone të Europës, që kanë qenë të ekspozuara ndaj rreziqeve të rënda sizmike. Kështu, edhe termeti i fundit që goditi bregdetin e Durrësit me 26 nëntor me magnitutë 6.4 mori dhjetra jetë dhe shkaktoi miliona euro dëme.

Plot 100 tërmete kanë goditur Shqipërinë përgjatë orëve të fundit duke alarmuar qytetarët e Tiranës, Durrësit apo Shijakut dhe Thumanës, të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë natën jashtë.

Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë–Ulqin, ku rrezikohen qytetet shqiptare të Shkodrës dhe Lezhës dhe qyteti Petrovac i Malit të Zi. Këto zona janë goditur nga tërmete 6-7 ballë në vitet 1905, Shkodra, në vitin 1985; Lezha me 6 ballë dhe në vitin 1979 Petrovaci me 7.2 ballë, që dha efektet gati në të gjithë Shqipërinë.

Zona e dytë sizmike është ajo e Ultësirës pranë Adriatikut me qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Beratit. Pranë Tiranës në vitet 1988 është regjistruar një tërmet 6 ballë, në Durrës në vitin 1926 është regjistruar një termet 6,6 ballë dhe në Berat në vitin 1959 në termet 6.6 ballë.

Zona e tretë sizmike është ajo e bregdetit Jon me qytetet e Vlorës, Himarës, Tepelenës dhe Sarandës. Këto dy të fundit janë goditur në vitin 1920 nga tërmeti me fuqi 6.6 ballë, Himara është goditur në vitin 1930 nga një tërmet 6.6 ballë dhe Vlora në vitin 1962 nga një tërmet 6.6 ballë.

Zona e katërt është Kukës–Peshkopi, ku të dy këto qytete janë të ekspozuara. Në vitin 1998, në Kukës, është regjistruar një tërmet 6 ballë dhe në Peshkopi, një tërmet 6 ballë në vitin 1942.

Zona e pestë sizmike është ajo Dibër-Elbasan-Korçë, ku ekspozimin më të lartë e ka qyteti i Elbasanit. Në liqenin e Ohrit, është regjistruar në vitin 1911 një tërmet me fuqi 6.7 ballë dhe Leskovik në vitin 1919, një tërmet po me fuqi 6.7 ballë. Në Elbasan në vitin 1967 është regjistruar një tërmet me fuqi 6.6 ballë.

Tërmetet në Shqipëri kanë të bëjnë me lëvizje të Afrikës drejt veriut. Pllaka kontinentale afrikane lëviz me disa milimetra në vit drejt Evropës. Këto përplasje kontinentale krijojnë tensione, sidomos pjesë të mikropllakës së Adriatikut shtyhen e hyjnë nën Ballkan.

Kujtojmë, që tërmeti i 26 nëntorit ishte një nga tërmetet më shkatërruese duke lënë kështu, të vdekur 51 persona dhe mbi 900 të lënduar. Ndërsa, dëmet materiale kushtojnë me miliona euro.

Ndërkohë në Shqipëri janë agazhuar ekipe profesionale nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Zvicra dhe po mundohen që ta bëjmë sa më shpejt vlerësimin e ndërtesave që duhet shembur, dhe të mos përsëritet kjo fatkeqësi./gazetametro.net

SHPËRNDAJE