Këto janë statistikat e tmerrshme të Leo Messit

Ky padyshim se nuk është botërori i Lionel Messit.

Sulmuesi i Argjentinës nuk po kalon momente të mira në këtë kampionat botëror dhe deri më tani nuk ka gjetur asnjë gol.

Messi sot nuk ishte fare në element, ku në pjesën e parë Caballero (22) kishte më shumë prekje se Messi (20).

Leo Messi gjithashtu ka statistika shumë të dobëta edhe me goditjet e tij.

Ai në ndeshjen ndaj Islandës kishte goditur 11 herë, por nuk gjeti golin. Ai në atë sfidë gjithashtu ka humbur edhe penalltinë.

Kurse në ditën e sotme, Messi kishte vetëm një goditje dhe as ajo nuk shkoi në portë.

Gjërat mund të bëhen edhe më serioze për Messin nëse nesër Islanda fiton ndaj Nigerisë, pasi Argjentina do të eliminohej edhe zyrtarisht./GazetaBlic/