Këto janë tri figurat më negative të historisë së kombit, sipas Kurtit, njëri politikan aktual në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, i ka thënë emrat e tri figurave më të mëdha të kombit shqiptar dhe tre figurave më negative.

Ai gjithashtu dha një vlerësim edhe për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Sipas Kurtit këto janë tri figurat më të mëdha të kombit shqiptar.

“Sami Frashëri, Fan Noli, Ukshin Hoti”, numëroi Kurti.

Ndërsa tri figurat më negative të këtij kombi, sipas Kurtit janë:

“Esat Pasha, Rrahman Morina, dhe i treti është i gjallë e ju e dini”, tha Kurti, duke aluduar në Hashim Thaçin.

Ai gjithashtu dha një vlerësim edhe për Rugovën.

“Besoj se është figura qendrore e historikut që i parapriu shtetit të Kosovës”, përfundoi Kurti.

SHPËRNDAJE