Këto janë tri rrugët që u prekën nga vjedhja e 2 milionë eurove të Thesarit

Në konferencën e Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, sekretari i kësaj ministrie Izedin Bytyqi, ka përmendur projektet që janë prekur nga kjo vjedhje.

Sipas Bytyqit mjetet janë marrë prej tre projekteve si: Projekti Zhur – Dragash – Brod, projekti Prishtinë – Mitrovicë dhe projekti Prizren – Prevallë.

Bytyqi gjithashtu shtoi se deri tani nuk është marrë në intervistë asnjë zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës.

Sekretari i MI-së sot në konferencë mohoi përfshirjen në skandalin e 2 milionëshit, duke thënë se e lajmëruam rastin në Polici.

Ai poashtu i reagoi ministres Hykmete Bajrami, duke thënë se është keqinformuar se punëtori i MI-së veç është transferuar me punë në Mitrovicë dhe nuk është larguar, dhe se mund të kthehet.