Këto janë votat e Diasporës, kështu duket tabela

Numërimi i votave të ardhura nga Diaspora sapo ka përfunduar.

Sipas rezultateve të numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e votave të marra nga Diaspora.

LVV ka fituar 53% apo 7033 vota gjithësej, ndërsa LDK dhe PDK mbeten dukshëm me vota prapa.

Sipas raportimeve nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, koalicionit NISMA-AKR nuk i kanë mjaftuar votat nga diaspora për ta kaluar pragun, përderisa tash po shpresojnë te votat me kusht.

Veriu.info mëson se pas numërimit të votave të diasporës VV e ka rritur epërsinë ndaj LDK-së në total me rreth 10 mijë vota.

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE