Këtu humb kuptimin çdo gjë – Zidanit i ofrohen 200 milionë Euro

Nëse është për tu besuar medieve në Spanjë Zinedine Zidane do të marrë një ofertë që të mund ta bëjë atë trajnerin më të masur të futbollit në histori dhe një prej njerëzve më të paguar në sport.

Madje, fjala është për një ofertë katër vjeçare dhe të garantuar. Në kohen kur shumë media, por edhe faqe të ndryshme facebook po spekulojnë me shifra të çmendura, e përditshmja spanjolle AS jep edhe emra të përveçëm dhe detaje për ofertën që mund ti bëhet francezit.

Sipas kësaj gazete Zidane do të mund të merrte një ofertë prej 50 milionë Eurosh në vit për një kontratë katër vjeçare për tu bërë selektor i Katarit.

Ky shtet arab, i njohur për investime marramendëse në sport, por edhe kundërthënie e skandale që kanë të bëjnë me botërorin e vitit 2022, mund t’ia ofrojë këto para francezit, transmeton Insporti.

Sipas gazetës AS, njeriu i cili është i gatshëm ta bëjë këtë ofertë për Zidanein është Naguib Sawiris, një miliarder, i cili ka dhënë detajet e kësaj oferte.

Zidane nuk ëhstë që ka nevoje të madhe për para, por të fitosh një milionë Euro në javë dhe të kesh të garantuar pjesëmarrjen në botëror pas katër vjetëve nuk duket ide e keqe.

SHPËRNDAJE