Këtyre kompanive Telekomi i Kosovës u ka borxh 6 milionë euro (Emrat)

Viteve të kaluara Telekomi i Kosovës ndante dividendë të madhe në buxhetin e shteti, sa që vetëm në vitin 2010 i kishte paguar 80 milionë euro.

Mirëpo, pas punësimeve masovike që ndodhën në vitin 2010 dhe punësimeve të kohë pas kohëshme në vitet vijuese, fitimet e Telekomit u zvogëluan dukshëm, sa që viteve të fundit po operon me humbje.

Po siç u raportua gjatë viteve të fundit, Telekomin e Kosovës e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë një marrëveshje e arritur në vitin 2008 me kompaninë private “Dardafon” që ka derivuar me krijimin e operatorit Z-Mobile, i cili tashmë shfrytëzon gjitha resurset e Telekomit dhe del në treg me çmime më të lira, duke paraqitur kështu absurd të paparë.

Telekomi i Kosovës tash po përballet me vështirësi të mëdha financiare, pasi që nuk po mundet t’i paguaj as obligimet ndaj kontraktuesve.

Portali Veriu.info ka siguruar listën e kompanive, të cilave Telekomi i Kosovës iu detyrohet mbi 6 milionë euro.

Në listën e siguruar nga portali Veriu.info shihet se Telekomi i Kosovës borxhin më të madhe ia ka kompanisë Cacttus, të cilës i detyrohet 1 milion e 808 mijë euro. Kompania Cacttus është konstituuar në vitin 2016, ndërsa aktivitet kryesor i ka këshillimet kompjuterike.

Kompanisë tjetër të cilës i ka më së shumti boxhe Telekomi i Kosovës është “Interadria LL.C.”, të cilës i detyrohet fiks 564 mijë euro. Kjo kompani është konstituar në vitin 2014, ndërsa aktivitet primar e ka telekomunikimin kabllor.

Ndërsa, Posta e Kosovës zë vendin e tretë, pasi që Telekomi i ka borxh rreth 406 mijë euro.

Ndryshe, kjo listë e siguruar nga portali Veriu.info përfshinë borxhet kryesore të Telekomit të Kosovës ndaj kompanive deri më 1 mars 2018.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE