Kim Kardashianit s’ka bikine që ia zë asetet e bujshme, duket shpërthyese në imazhin e fundit

Konsiderohet si personi i cili i dha një kahje krejt tjetër sektorit të shou biznesit në media.

E tani, Kim Kardashian pavarësisht se është bërë nënë qe sa vite, vazhdon të mbajë titullin e gruas më tërheqëse e më provokuese në botë.

Modelja e cila tashmë shquhet edhe si një bizniswomen e zonja, gëzon linja të bujshme trupore që jo çdokush mund t’i arrijë.

© Kim Kardashian [instagram]

Ajo për të treguar se është tërheqëse është zhveshur disa herë me radhë e herën e fundit për një nuancë të re të parfumit të saj që mbanë emrin KKW.

Sot në llogarinë e saj në “Instagram” ajo ka publikuar një imazh ku ka nxjerrë në pah asetet e formësuara përderisa u pa e veshur me bikine të zeza në pjesën e poshtme, ndërsa sipër mbante një këmishë të bardhë, të shkurtër e të lagur e cila mezi a mbërthente gjoksin.

Si të bëni një nxirje (nga dielli) të përsosur vet” – është mbishkrimi që Kardashian i ka vënë imazhit të publikuar përderisa në sfond shihet se është në një kopsht.

Theksojmë se për bukurinë e yllit amerikan përkujdeset shqiptari nga Mali i Zi, Mario Dedivanovic e i cili në një rast pat bërë bujë kur i kishte bërë Kardashianin të fliste në shqip me fjalët “Sa bukur Mario!”.

Ai tashmë ka një koleksion të produkteve të tij nën emrine markës KKW X MARIO dhe një prej tyre pritet ta quaj “Albania”.

SHPËRNDAJE