Kimete Berisha:  Me dorëzimin e marrëveshjes ja pse NATO e ka ‘shitur’ Thaçin te Kurti

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Albin Kurti të marrëveshjes së fshehtë mes ish kryeministrit Hashim Thaçi dhe NATO-s, që FSK të mos shkoj në veri të Kosovës pa lejen e KFOR-it, transmeton Veriu.info.

Ajo thotë se Hashim Thaçi duhet të shkarkohet jo për përmbajtjen e marrëveshjes, por pse marrëveshjen me NATO-n e konsideron të turpshme dhe të pandershme.

Ja postimi i Kimete Berishës:

Albini foli kundër sekretit.

Po rrejnë.
Se, Kryeministri nuk foli kundër NATO-s, as nuk foli kundër marrëveshjes së ish kryeministrit Hashim Thaçit me NATO-n, por Kryeministri foli kundër sekretit.

Pra, Albini foli kundër sekretit.

Albini nuk e ka zbuluar këtë ‘sekretin’ e Hashim
Thaçit me NATO-n, por ‘sekretin’ atij ia ka zbuluar NATO.

Ne e lexuam ‘sekretin’ e Thaçit, nuk e pamë asnjë ‘sekret’ të NATO-s, sepse marrëveshja e Hashim Thaçit me NATO-n ishte ‘sekret’ për Thaçin, por jo edhe për NATO-n, sepse NATO disa herë e ka përmendur se ekziston marrëveshja e nënshkruar në Bruksel që FSK të mos shkojë në Veri pa marrë leje nga KFOR-i.

Problemi nuk është ky ‘sekret’ i Thaçit, nervoza i ka kapur krimin e organizuar të PDK-së, sepse Hashim Thaçi ka plot sekrete.

E, ‘Rregulla numër një është: sekreti nuk shkruhet në letër’.

Hashim Thaçi duhet të shkarkohet jo për përmbajtjen e marrëveshjes, por pse marrëveshjen me NATO-n e konsideron të turpshme dhe të pandershme, të padenjë për ta bërë publike, prandaj e ka mbajtur fshehur.

Se sekret mbahen veç veprimet e errëta, joligjore, të turpshme e të pandershme.

Pse nuk e ka zbuluar atë shkresë, nëse ka menduar se është marrëveshje normale?
Sepse, e ka konsideruar se s’është normale.

Edhe më keq, ka kujtuar se NATO është rojtare e sekreteve të tij, dhe ia mban këtij fshehtësitë.

NATO ia arkivon sekretet, por nuk ia ruan ato, sepse i ka të shkruara në letër.

NATO nuk bën marrëveshje sekrete me Hashim Thaçin.
Sepse publikisht, dihet se KFOR-i përgjigjet për sigurinë në Kosovë.

Nuk është sekret se Veriu i Kosovës është i ndarë në Urën e Ibrit. Dhe se as miza nuk mundet me fluturu pa e vëzhgu ‘sigurimcat’.
Aq ka siguri matanë Urës së Ibrit sa që dritat e qytetit rrinë ndezur (e s’paguhen kurrë nga serbët), edhe ditën për ta ruajtur Veriun nga Jugu.

Hashim Thaçi marrëveshjen ‘normale’ e ka mbajtur fshehur nga frika dhe nga turpërimi.

Asgjë s’ka humbur FSK që s’ka shkuar në Veri pa lejen e NATO-s, sepse pa FSK ‘jetohej’ në atë kohë.
Jetohet edhe sot pa të.
Bile askush s’e di me çka merren ata, se veç Ushtri nuk janë.

Pra, Hashim Thaçi është turpëruar nga kërkesa e NATO-s që FSK të marrë leje nga KFOR-i për të shkuar në Veriun e Kosovës, ose siç thonë ata në Kosovën Veriore.

Ish Presidenti i Kosovës u detyru me marrë leje nga Igumena Makarija m’i shti huntë në manastirin Sokolica në Boletin edhe s’u bë nami, jo me shku në Veri me ‘ushtri’ prej letre pa lejen e KFOR-it.

Sekretet janë në kokën e Thaçit.
Jo në NATO-n.
Për NATO-n kjo marrëveshje me Thaçin gjithmonë ka qenë publike.

Prandaj NATO e ka ‘shitur’ Thaçin te Kurti.
Sigurisht nga ‘frika’ se Kurti patriot, tash merr kry me ‘ushtri’ me ça Veriun e Kosovës.

P.S. Kurti është edhe i mençur edhe trim.
Por më shumë i mençur.

Prandaj, shtramoje kapuçin.

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE