Kina akuzohet për blerje të ndikimit në Çeki

Njeriu më i pasur në Republikën Çeke është në qendër të dyshimeve për ndikimin e qeverisë kineze pasi njëri prej bizneseve të tij i financoi përpjekjet për rritjen e imazhit të Kinës në vendin e Evropës Qendrore.

Një kompani që i ka dhënë 10 miliardë funte hua për klientët kinezë, Home Credit, e pagoi një kompani të marrëdhënieve publike për publikimin e artikujve në mediet lokale për përmirësimin e imazhit të një vendi që më tepër njihet për shtypje politike dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Ekspertët thonë se këto veprime janë shenja tipike të fushatës për ndikim të jashtëm nga Kina. Sipas tyre, lëvizjet e tilla e vënë në pah përpjekjen agresive të Kinës për të pasur qasje në vendet ish-komuniste në pjesët qendrore dhe lindore të Evropës përmes projektit “Rripi dhe Rruga”, me të cilin ofron fonde për projekte infrastrukturore në këto shtete.

Sipas analistëve, Çekia ka qenë më e hapur ndaj ndikimit kinez sesa shumica e vendeve të tjera evropiane.

“Qëllimi i parë është që Kina të paraqitet si vend normal, duke e prezantuar si secilin shtet tjetër, e jo si diktaturë”, tha Martin Hala, profesor në Universitetin Charles, duke shtuar se ai nuk mendon që kjo është një pamje e saktë për këtë vend, shkruan “The Guardian”

SHPËRNDAJE