Kinezët premtuan ta ndërtojnë spitalin për 7 ditë, shikoni si duket pas 4 ditëve

Kina premtoi të ndërtonte një spital për shtatë ditë, e kur kanë kaluar 4 sosh, punët kanë avancuar mjaft shumë.

Në pamjet e publikuara nga mediat, shihet se është hedhur themeli dhe punëtorët po vazhdojnë trendin.

Spitali që do të marrë emrin Houshenshan, po ndërtohet në pjesën perëndimore të qyteti Wuhan, ku edhe shpërtheu coronavirus që ua mori jetën të paktën 81 personave dhe infektoi 2,800 tjerë në katër vende të ndryshme të botës.

Në këtë projekt janë angazhuar katër kompani dhe mijëra punëtorë.

Spitali mendohet të ketë kapacitet prej 1500 shtretërve dhe në funksion të plotë do të hyjë më 3 shkurt.

Ndryshe, Kina është goditur nga një virus i tmerrshëm që po merr shumë jetë. Shteti gjendet në një situatë kaotike, pasi përhapja është në nivele të frikshme.

SHPËRNDAJE