Kjo është arsyeja pse familja mbretërore nuk mban rripat e sigurimit në makinë!

Familja mbretërore nuk e mban rripin e qarkullimit ky është një informacion që qarkullon që pas aksidentit të Princit Philip.

Së fundmi mbretëresha u pa në makinë, ndërkohë që po shkonte tek Princi Philip dhe nuk e kishte vendosur rripin. Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare familja mbretërore ka një arsye shumë të fortë për këtë veprim dhe kjo ka të bëjë më sigurinë e tyre personale.

Ish-oficeri i familjes u shpreh se ata nuk e përdorin rripin e sigurisë në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të largohen me shpejtësi nga çdo ngjarje që mund të ndodhë.

Është një arsye sa e çuditshme aq dhe logjike, pasi kjo formë sigurie të jep më shumë kohë për tu arratisur, ndërkohë që herë pas here rripat e sigurisë ngecin dhe s’mund t’i lëvizësh.

SHPËRNDAJE