Kjo është fuqia ushtarake e Kosovës

Me 21 janar të vitit që po vjen 2019 Forca e Sigurisë së Kosovës shënon 10 vjetorin e themelimit të saj.

E formuar pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse te Kosovës (TMK), aktualisht kjo forcë ndodhet në fazën e transformimit në ushtri të mirëfilltë.

Aktualisht FSK ka gjithsej 4 mijë ushtarë aktiv dhe 2 mijë e 500 pjesëtarë rezervë.

Pas shndërrimit në ushtri, pritet që të jenë 5 mijë ushtarë aktiv dhe 3 mijë rezervë.

Të martën me 27 nëntor, FSK shënoi “Ditën e Forcës”, me aktivitete të shumta, ku u tha se pritet që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet në muajin dhjetor të këtij viti.

Në FSK ka grada, duke filluar nga grada më e lartë që është Gjeneral Lejtënant, deri tek ajo më e ulëta që është ushtar.

Më poshtë ju sjellim gradat, nga më e larta tek më e ulëta:

Gjeneral Lejtënant

Gjeneral Major

Gjeneral Brigade

Kolonel

Nënkolonel

Major

Kapiten

Toger

Nëntoger

Rreshter i parë

Rreshter major

Kapiten

Rreshter

Tetar

Ushtar

Pjesëtarët e FSK-së përdorin armë të llojeve të ndryshme, prej të cilave janë: Pistoleta të llojit Glock 17, H&K MPS, UZI/ERO, të gjitha me fishekë 9x19mm Parabellum, të prodhuara në Austri, Gjermani, Turqi, Kroaci dhe Izrael.

Lloji tjetër i armës është pushkë sulmi, me llojet: AK-47/Aks-47, AKM/AKMS, tipi 56/ASH-82, AK SOPMOD, të gjitha këto me fishekë 7.62×39 mm, të prodhuara në Shqipëri, Kosovë, si dhe dy llojet tjera M16 dhe H&K HK G36, me fishekë 5.56x45mm NATO, të prodhuara në SHBA dhe Gjermani.

Lloj tjetër i armëve të FSK-së është Karabina, ku nga ajo përdoret Zastava M56/66 ME FISHEKË 7.62X39mm E PRODHUAR NË Jogusllavi dhe M4 SGMPOD me fishekë 5,56x45mm NATO, e prodhuar në SHBA.

Ndërsa, granatalëshuesi është lloji tjetër i armëve, ku nga ajo përdoret lloji M203 DHE H&K AG36, me fishekë 40x46mm grenade, të prodhuara në SHBA dhe Gjermani.

SHPËRNDAJE