Kjo është goditja e madhe që kryetari i ri i Prizreni i jep PDK-së në këtë qytet

Komuna e Prizrenit ka anuluar konkurset e shpallura për punësimin e kandidatëve në gjashtë pozita të ndryshme brenda administratës lokale.

Zyra e personelit ka njoftuar se anulimi i këtyre konkurseve është bërë me aktvendim të kryetarit, Mytaher Haskuka.

Kabineti i kryetarit Haskuka ka sqaruar se këto konkurse janë hapur në periudhën elektorale nga ish-lidershipi dhe se ato janë anuluar për t’u rishpallur sërish nga lidershipi aktual, shkruan sot Koha Ditore. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndërsa përfaqësues të opozitës kanë konsideruar se në këtë rast nuk është vepruar drejtë dhe sipas legjislacionit, pasi që shpallja e këtyre konkurseve është bërë pas koordinimit dhe marrjes së pëlqimeve nga niveli qendror.

SHPËRNDAJE