Kjo është hisja që e do Fatmir Limaj në Qeveri

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur për pozitën e partisë së tij në qeverinë e re të vendit, nëse atë e bën koalicioni PAN, që ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit.

“Formula është numri i deputetëve. Nuk ka këtu se çfarë të sqarohet”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini. “Nisma do të jetë atje fuqishëm, sipas fuqisë politike që e ka në Parlament”, është shprehur ai.

“Posti i zëvendëskryeministrit i takon Nismës me marrëveshje”, ka thënë Limaj. “Ne i kemi dy-tri interesa. I kemi shpalosur në fushatën elektorale”, ka theksuar ai.

“Ne i kemi pretendimet tona aty. Dhe ne nuk shtojmë atje për t’ia bërë dikujt një shumicë apo një dekor”, ka deklaruar Limaj. “Ne shkojmë atje me ato angazhime që i kemi marrë para elektoratit, me tri prioritete”, është shprehur Limaj.

“Ne presim që prirotetet tona atje, do të gjejnë vend në programin qeveritar, vendin meritor”, ka thënë kreu i Nismës. Tri prioritetet e Nismës, ka rikujtuar Limaj, janë “bujqësia, vetëpunësimi, dhe paketa sociale”.

SHPËRNDAJE