Kjo është letra e plotë që Kumrije Gagica ia kishte dërguar ministrit të Arsimit, për shkeljet e kolegjeve private

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ia ka ndërruar vendin e punës zyrtares së kësaj ministrie, e cila i kishte raportuar ministrit Shyqyri Bytyqi për parregullsitë dhe shkeljet që u bënë në procesin e validimit të diplomave për studentët e kolegjeve private. Kumrije Gagica përmes një emaili e kishte informuar të parin e arsimit për mos valdimimin e të gjithë studentëve nga Librat Amzë, që u dorëzuan jashtë afateve ligjore.

Ajo i kishte raportuar ministri për shkeljet që kanë bërë kolegjet private, duke mos respektuar dispozitat ligjore dhe duke mos dorëzuar kopjet e librave amzë, në MASHT, sipas afateve ligjore që janë të përcaktuara me udhëzimin administrativ për Librat Amzë të institucioneve të Arsimit të Lartë, shkruan GazetaBlic.

Ajo madje në këtë email ka treguar edhe për rastet kur inspektorë të NARIC-it, kanë bërë inspektime individuale dhe kanë kërkuar që të vuloseshin diplomat e studentëve që nuk ishin të regjistruar në librat Amzë. Në emailet e siguruara nga GazetaBlic, shihet se ministri është informuar edhe për parregyullësi të tjera, dhe mos evidentime në librat AmzPor ky raportim Gagicës i ka kushtuar me ndërrim të pozitës së punës.

Të njëjtën ditë pas dorëzimit të këtij raporti, Gagicës i erdhi vendimi për ndërrimin e pozitës së saj nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm. Gagica thotë se ‘transferimi i saj” vjen pikërisht si pasojë e raportimit për parregullsitë me kolegjet private.

Ndërsa në arsyetimin e vendimit të ministrisë për ndërrimin e pozitës së zyrtares Kumrije Gagica thuhet shkurt se: “Duke u mbështetur në dispozitat e shënuara më lartë si dhe nevojës për mbulimin e pozitës: Udhëheqës i Divizionit për Menaxhimin e Standardeve dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë…”.

Kumrije Gagica, ishte punëtore e MAShT që nga viti 2009, ndërsa kishte punuar në sektorin e nostrifikimit të diplomave që nga viti 2013. Ajo e ushtroi detyrën e Udhëheqëses së Divizionit për Njohje dhe Barazvlerë të Diplomave deri më datën 11 shkurt të këtij viti, kur i erdhi vendimi për transfer.

SHPËRNDAJE