Kjo është njësia detare britanike që po ‘tmerron’ botën (Foto)

Britania e Madhe është duke përgatitur një trupë ushtarake të specializuar kundër piraterisë dhe sulmeve terroriste në det.

Trupa e mirëpajisur dhe mirëstërvitur do të përbëhet nga 450 komando dhe do të mundë të ndërhyjë në çdo situatë të vështirë në raste pengmarrjesh apo sulmesh terroriste në det, përcjell Albeu.com.

Ata do të quhen Njësia Komando për Operacionet detare dhe do të përzgjidhen nga forcat speciale SAS.

Do të kenë komandë më vete duke patur si objektiv vetëm ndërhyrjen në raste urgjente në dete dhe oqeane.

SHPËRNDAJE