Kjo është – pa dyshim – sportisja më seksi në botë aktualisht

Golfistja amerikane, Paige Spiranac, është shfaqur shumë seksi me bikini në numrin më të ri të revistës Sports Illustrated Swimsuit.

Të martën është publikuar numri më i ri i revistës së njohur të kostumeve të larjes.

Në mesin e shumë modeleve nga e mbarë bota, për Sports Illustrated Swimsuit 2018 ka pozuar edhe lojtarja e golfit nga Amerika, Paige Spiranac, shkruan Gazeta Express.

Sportistja 24-vjeçare ka pozuar me bikini në plazh, duke realizuar disa fotografi tejet seksi – madje edhe gjysmëzhveshur.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej fotove të Spiranac për SI Swimsuit 2018, ndërkaq të gjitha fotot tjera mund t’i shikoni në ueb-sajtin e revistës. /Express/

SHPËRNDAJE