Kjo është përqindja që mori Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Besianës, pasi 95.76 për qind e anëtarësisë së kësaj partie votuan sot pro kandidaturës së tij.

Bulliqi u lind në shtator 1968, në Llugë të Podujevës. Ka përfunduar studimet themelore, ato të magjistraturës dhe doktoratës në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, është rizgjedhur për herë të dytë deputet në Kuvendin e Kosovës.

LDK ka kandiduar Nexhmi Rudarin për zgjedhjet e parakohshme të 15 marsit, pasi kryetari aktual Agim Veliu mori postin e ministrit të Brendshëm në Qeverinë Kurti.

Afati i fundit për certifikim të kandidatëve dhe subjekteve politike për të garuar në këto zgjedhje është deri nesër, në ora 18.00.

SHPËRNDAJE