Kjo është porosia emocionuese që i la Bajram Rexhepi vajzës së tij Vanesës (VIDEO)

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ditë më parë ndërroi jetë pas një sëmundje.

Bajram Rexhepi ishte një nga figurat më të mëdha politike të pasluftës, teksa ishte një nga kirurgët e njohur shqiptar që kontribuoi gjatë luftës. Ai ishte dhe kryetar i Mitrovicës.

Por, mbi të gjitha, Bajram Rexhepi tentoi t’i qëndronte pranë vajzës së tij, Vanesës.

Bajram Rexhepi kishte probleme me shëndetin tash e disa vjet, kurse dy vjet më parë ai u paraqit në emisionin “Me Vesën” në KTV.

Në këtë emision, ai la një porosi tejet emocionuese për vajzën e tij, e cila sipas tij brengosej shumë për shëndetin.

“Momentin sa isha nën terapi, kjo e ka ditë që unë jam sëmurë. Por, asnjëherë skam folur në familje. Kjo ka hyrë në dhomën e vet, ka qajtë. E kam thirrë dhe i kam treguar gjendjen time dhe i kam thënë: ‘Vajza ime, mos ki dert se babi deri të sheh ty që je rehatu nuk do të vdesë, por do të jem pranë teje’”, kishte thënë ish-kryeministri Rexhepi për vajzën e tij Vanesën, dy vjet më parë.

Sot është ditë zie shtetërore, e flamujt janë në gjysmështizë në nderë të ish-kryeministrit të Kosovës.


SHPËRNDAJE