Kjo është pozita të cilën Kurti e ka menduar për Vjosa Osmanin pas zgjedhjeve

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar gjithashtu edhe mendimin e tij për kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, kur është pyetur për kandidatët e partive politike në emisionin Presing.

Në pyetjen se çfarë mendimi keni për kandidaten e LDK-së për kryeministre zonjën Vjosa Osmani, kurti është përgjigjur se ajo to të jetë kryeparlamentare. “Po Vjosa Osmani do të jetë kryeparlamentare”, ka deklaruar shumë shkurtë, Lideri i VV-së Albin Kurti për kandidaten tjetër nga opozita, në emisionin Presing, përcjell Gazeta Online Veriu.info.

Kujtojmë se të dy kandidatët e partive më të mëdha opozitare, synojnë pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga qeveria.

Po ashtu kryetari i Vetëvendosjes Kurti ka dhënë vlerësime edhe për kandidatët tjerë të cilët kanë shpallur garën e tyre për kryeministër të vendit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE