Janë zhvilluar sot tri ndeshje në Superligën e Kosovës.
Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në fuboll.Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës me rezultat 2 me 0.
Më pas në fund të ndeshjes, Tun Bardhoku shënoi golin e dytë për ta finalizuar rezultatin për kryeqytetasit.
Gjilani ia ka dalur sërisht që ta ndalë Ballkanin. Për therandasit, ky ishte barazimi i parë në pranverë, pas dy fitoreve ndaj Feronikelit e Besës.
Fillimisht Mevlan Zeka realizoi në minutën e 76′ për udhëtuesit, para se vetëm një minutë më vonë anamoravasit ta rikthejnë baraspeshën, me ç’rast shifrat 1-1 dolën të ishin ato përfundimtare.
Me këtë barazim, ekipi portokalli shkon në kuotën e 45 pikëve, 14 më shumë sesa kundërshtari i sotëm, që mbetet i katërti me 31 sosh.
Në anën tjetër, në “Riza Lushta”, Trepça’89 ka shënuar edhe një tjetër fitore të rëndësishme. Minatorët triumfuan minimalisht ndaj llapianëve të Tahir Batatinës, 1-0. Golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide e shënoi Darwish në minutën e 44′.
Me këtë fitore, Trepça’89 kalon në kuotën e 28 pikëve, për të qëndruar e qetë në mesin e tabelës, ndërsa Llapi gëzon 23 pikë në vendin e 7.
Kjo është renditja momentale në Superligën e Kosovës.