Kjo është shqiptarja që do ta përfaqësoj Australinë në ‘Miss World’

Nuk ka dyshim që vajzat shqiptare po bëjnë namin në industrinë e muzikës ndërkombëtare, por jo vetëm.


Shumë bukuroshe shqiptare duket se po pushtojnë dhe sfilatat.

Ka qenë pikërisht opinionisti Olt Curii i cili, ashtu si shpeshherë, ka sjellë një tjetër bukuroshe shqiptare në vëmendjen e publikut, e cila ka rrëmbyer vëmendjen jashtë kufijve shqiptarë.

Bëhet fjalë për Klean, vajza simpatike me origjinë shqiptare që ka marrë përsipër që të përfaqësojë Australinë në Miss World.

Klea është shpallur Miss South Australia. Bukuroshja shqiptare njihet për tiparet e saj të theksuara, sytë me ngjyrë, vetullat e trasha dhe buzët me formë. Ajo madje ka dhe një motër binjake me të cilën ngjason jashtëzakonisht shumë.

Klea është krenare që është shqiptare dhe nuk ngurron ta tregojë origjinën e saj në Instagram, në fotot ku shfaqet e veshur me flamurin kuqezi./gazetametro.net

SHPËRNDAJE