Sot ka ndodhur nje aksident i rëndë në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku u lënduan 7 persona.
Në mesin e të lënduarve ishte edhe këmbësorja Rita Gashi, e cila ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, po fatkeqësisht nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra, raporton Veriu info
Njoftimi i familjes së saj:
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë.
Te pikëlluar, me dhimbje të thellë ju njoftojm se sot ka ndërruar jetë vajza e dajës Rita (Avdyl) Gashi. Varrimi i të ndjeres bëhet 19/03/23 dit e diel në ora 13:00 në Rogovë”.