Kjo ishte pishina e Prishtinës para 50 viteve: Kështu është shndërruar sot

Qyteti i Prishtinës ka ndryshuar shumë përgjatë viteve. Pjesë e lagje kryesore të saj janë shndërruar në krejt diçka tjetër, kështu edhe Pishina e Qytetit afër Grandit, ku sot ndodhet monumenti ‘Heroinat’.

Kryeqyteti i Kosovës ka shumë pjesë të bukura e hapësira argëtimi, por në kohët e shkuara, ka qenë edhe më mirë.

Ishte pishina e qytetit që ndodhej te Hotel Grandi, ajo që veç ia shtonte hijeshinë qytetit.

Mirëpo, ajo ka qenë edhe hapësira kryesore e argëtimit për të rinjtë, ku në atë kohë ka qenë shumë e frekuentuar.

Faqja ‘Prishtina e Vjetër’ në Facebook, sot ka publikuar një fotografi të kësaj pishine, e cila është bërë në vitet e 70’të.

Sot pikërisht në atë hapësirë, konkretisht në rrugën ‘Luan Haradinaj’ përballë Neë Born’it, ndodhet monumenti ‘Heroinat’, i cili u ndërtua në vitin 2015 dhe iu kushtua sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së vitit 1998-1999.

SHPËRNDAJE