Kjo komunë e Kosovës gjobitë ujësjellësin

Një rast i pazakontë ka ndodhur sot, kur inspeksioni i Komunës së Vushtrrisë ka ndërmarr masa ndaj Kompanisë së ujësjellësit duke e gjobitur atë për dëmet e shkaktuara me rastin e punimeve në rrugën “2 Maji” në qytetin e Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në fakt, Kompania e ujësjellësit me rastin e kryerjes së punimeve në këtë rrugë, nuk i është përmbajtur për një kohë të gjatë kontratës për rikthimin në gjendjen e mëparshme të rrugës në fjalë, të cilën e ka dëmtuar vetë.

“Për shkak të dëmeve, Drejtoria e Inspektimeve e Komunës së Vushtrrisë, sipas ligjeve në fuqi ka marr masa ndaj Kompanisë së ujësjellësit duke i shqiptuar gjobë”, ka deklaruar për gazetën, Rrahim Ajeti drejtor komunal i Inspeksionit.

Sipas burimeve të Gazetës Online Veriu.info, komuna e ka gjobitur ujësjellësin me gjobë në vlerë 850 Euro. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE