Kjo parti politike nuk lëkundet nga qëndrimi kundër. Nis peticion kundër demarkacionit…

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se deklarata e përbashkët ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit malazez Vujanoviq për demarkacionin, është mashtrim.

Kurti ka thënë se kjo deklaratë nuk është dashur të nënshkruhej pa dijeninë e insititucioneve të Kosovës, dhe se ajo vetëm rikonfirmon marrëveshjen e vitit 2015.

Ai duke komentuar pikat që përmban kjo deklaratë, ka thënë se janë në kundërshtim , duke kërkuar edhe komisin hetimor parlamentar për këtë çështje.

Kurti njofton se VV qysh sot nis një peticion për mbledhjen e nënshkrimeve kundër demarkacionit, të cilën e ka quajtur ‘mashtrimi nuk kalon’.

SHPËRNDAJE