Klinaku nuk beson se Thaçi e ka seriozisht për bashkimin e Luginës me Kosovën

Avni Klinaku, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, e ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për kufijtë.

“Thaçi e ka hapur këtë front si i vetmuar. Në moment kur mori hov ideja, ai e sulmoi ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berishën”, ka thënë Klinaku.

“Presidenti nuk e ka përgatitur terrenin, as me spektrin politik në Kosovës dhe as në Shqipëri”.

“Ai duhet të jetë gjakftohtë, të eliminojë te metat e të kaluarës që të ofrohemi rreth kësaj ideje”.

“Kjo më frikëson se ai këtë ide për bashkimin e Luginës me Kosovën nuk e ka njëmend. Megjithatë nese ai e lë këtë punë, ne si Lëvizje për Bashkim gjithmonë do ta vazhdojmë”.

Klinaku ndër të tjera ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk do t’i shpëtojnë ridefinimit të kufijve.

“Por sado që zgjatet Kosova humb, dëmet për ne do të jenë shumë të madha”, ka thënë Klinaku në Klan Kosova.

SHPËRNDAJE