Klinaku: “Përsëri Lista Serbe! Tash për ta formuar ekipin e Kosovës për të biseduar me Serbinë! E dhimbshme!”

Krejt mjerimin e politikës së Kosovës, sjelljet inatqore mes partive politike shqiptare të Kosovës cilat në gjithë këtë moment të ri nuk po arrijnë të gjejnë konsensus, politikën e mbrapshtë të forcave politike dhe varësinë e tyre nga Lista serbe në Kuvendin e Kosovës, veprimtari dhe ish i burgosuri politik dy herë nga Serbia, Avni Klinaku, ka përshkruar me dy fjalë.

“Përsëri Lista Serbe! Tash për ta formuar ekipin e Kosovës për të biseduar me Serbinë! E dhimbshme!”, ka reaguar tani sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Klinaku në faqen e tij në facebook, duke shpjeguar mjerimin politik në të cilin është zhytur vendi, përcjell Gazeta online Veriu.info.

Ai thotë kjo është situata absurde që tregon se Kosova nuk mund të formoj as ekipin e Kosovës për bisedime me Serbinë, pa Listën serbe e cila vazhdimisht po bënë obstruksione kundër shtetit të Kosovës.

Klinaku është sekretar i Lëvizjes për Bashkim, subjekt ky politik i cili po kërkon që në bisedimet me Serbinë në Bruksel, të kërkohet reciprocitet i plotë në të drejta mes tri komunave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, me serbët e veriut.

Ai po këmbëngul se negociatat me Serbinë duhet që të sjellin zgjidhjen paqësore mes shqiptarëve dhe serbëve, përkatësisht Kosovës dhe Serbisë, dhe që shteti i Kosovës të bëhet funksional dhe që të hiqet e drejta kushtetuese e pakicës që ta bllokoj shtetin e Kosovës për çfarëdo iniciative qoftë edhe për ato që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE