Klopp: Guardiola është trajneri më i mirë i epokës sonë

Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij lidhur me Pep Guardiola.

Një nga rivalitetet më të mëdha në vitet e fundit në futboll, në konkurrencën e trajnerëve, ka qenë ajo mes Klopp dhe Guardiola.

Pasi kontestuan njëri tjetrin në Gjermani, dyshja u përballen edhe në Premierligë, ku të dy patën sezonet e tyre dominuese.

Megjithatë, Klopp nuk heziton ta pranojë se Guardiola është trajneri më i mirë i kësaj epoke.

“Unë respektoj atë që ai po bën. Kur u takohemi, unë dua ta mposht atë. Por, unë nuk kam asnjë problem për të thënë mendimin tim 100% të sinqert se ai është trajneri më i mirë i epokës sonë”, ka thënë Klopp.

“Nuk është problem për mua. Kjo nuk më ulë vetbesimin apo diçka të tillë. Unë kam luftuar shpesh kundër skuadrave të Guardiola. Unë nuk e di sa vite… rreth tri në Gjermani. Nuk isha as afër skuadrave të tij, kështu që duhej mënyrë tjetër për të arritur këtë betejë”, ka shtuar gjermani.

Klopp ka fituar luftën e këtij sezoni në Premierligë, duke u shpallur kampion me Liverpool, por në ndeshjen e parë si kampion, ai u gjunjëzua nga Guardiola, duke pësuar 4:0.

SHPËRNDAJE