Kobe dhe Gianna e dinin rrezikun që i priste gjatë fluturimit me helikopter, vjen përgjigja shokuese e kompanisë “Island Express”

Island Express – kompania që zotëronte helikopterin me 8 persona, të cilët gjatë udhëtimit humbën jetën – përfshirë këtu edhe basketbollistin e njohur, Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13 vjeçare, Gianna.

Sipas kompanisë – personat që kanë udhëtuar e dinin që fluturimi mund të rezultojë në një aksident.

Vanessa Bryant e kishin paditur kompaninë, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur duke theksuar se personat që ishin në helikopter e dinin për rrezikun e aksidentin.

“Kobe Bryant dhe Gianna kishin njohuri aktuale për të gjitha rrethanat, rreziqet e veçanta dhe proceduan të hasnin një rrezik të njohur, dhe supozuan vullnetarisht rrezikun e aksidentit, dëmtimit”, njofton kompania.

Island Express asnjëherë nuk shpjegon se si një vajzë 13-vjeçare i vlerëson rreziqet e tilla.

Kompania thotë se nuk është përgjegjës për rrëzimin en helikopterit, sepse ishte një Akt i Zotit. Në fund, Island Express tha se aksidenti ishte rezultat “i një aksidenti të pashmangshëm”.

SHPËRNDAJE