Koci: Në Kosovë të gjithë po merremi me politikë, Serbia po vaksinon pa ndalë

Avokati Arianit Koci, ka shprehur shqetësimet e tij, për situatën aktuale me vaksina, por edhe me politikë.

Sipas Kocit, në Kosovë, të gjithë po merrn me politikë, ndërkaq, Serbia po vazhdon t’i vaksinojë qytetarët e saj pa ndalë.

Sipas Kocit derisa tek në po bëhen cop’ e grimë ndërmjet vete, politikisht dhe në forma të tjera, në Serbi qytetarët po vaksinohen me të madhe.

Ai theksoi se tek ne ndoshta në qershor fillon vaksinimi, por që me rëndësi të gjithë po merren me politikë, askush me pandemi, ekonomi, arsim, shkencë e kulturë.

Postmi i plotë:

Derisa ne bëhemi “cop’ e grim’” ndërmjet vete – politikisht dhe në forma tjera, fqinjtë tanë në Serbi, po vaksinohen me të madhe.

Në Beograd, në Qendrën e Panaireve, vaksinimi po bëhët pa ndalur.

Krejt çka duhet është regjistrimi përmes internetit apo mënyrave tjera, dhe qytetari vaksinohet.

Madje, mund të vaksionohen edhe personat që nuk janë të regjistruar.

Për ata janë rendet e veçanta, ku pritja është rreth 30 min, për shkak procedurës së regjistrimit.

Këtë fakt e konfirmova personalisht, për shkak se jam në Beograd.

Madje, kisha gjasa edhe une vet me u vaksinu.

Natyrisht, nuk tentova, për shkak se dikush mundet pastaj me e keqpërdorë politikisht.

Ku jemi ne?

Ndoshta në qershor fillojmë…

Me rëndësi është që të gjithë po merremi me politikë.

Askush nuk merret me pandemi, ekonomi, arsim, shkencë dhe kulturë.